Asnjë provë për efikasitetin e kanabisit kundër problemeve mendore

Reportazh / Profil Shkencë & jetë

A mund t’i ndihmojë kanabisi dhe derivatet e tij personat e prekur nga disa sëmundje mendore si depresioni apo psikoza?

Në gjendjen aktuale të kërkimit, ky përfitim nuk tregohet, përfundon një studim australian, i publikuar sot.

“Ndërkohë që një numër i madh vendeve legalizojnë kanabisin mjekësor, provat që sugjerojnë se ai mund të përmirësojë gjendjen e pacientëve që vuajnë nga probleme mendore janë të kufizuara dhe të pamjaftueshme për të justifikuar një rekomandim nga autoritetet shëndetësore”, sipas studiuesve, transmeton Atsh.

Për të arritur në këtë përfundim, ata kanë ekzaminuar 83 studime për përdorimin e kanabisit apo substancave aktice si tétrahydrocannabinol (THC) dhe cannabidiol (CBD), tek pacientët e prekur nga gjashtë probleme psikiatrike, si depresioni, probleme me ankthin, probleme me deficitin e kujdesit/hyperactivitet (TDAH), sindromi i Tourette, sindromi I stresit post-traumatik dhe psikoza.

Disa studime tregojnë një përmirësim të vogël të simptomave të ankthit me THC tek pacientët që vuajnë nga një problem tjetër shëndetësor si një dhimbje kronike apo skleroza, por pa mundur të përcaktojnë nëse efekti kishte lidhje me një përmirësim të sëmundjes vetë, sipas artikullit, të publikuar në revistën mjekësore britanike “The Lancet Psychiatry”.

Share: