Tym e flakë te Kryeministria, OSBE: Ndaloni dhunën, autorët do të mbajnë përgjegjësi për incidentet

Aktualitet Kryesore Politikë

Prezenca e OSBE-së ka reaguar në lidhje për dhunën e përdorur në protestën e opozitës ditën e sotme.

OSBE ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune të mëtejshëm kundër Kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private.

Përmes një deklarate zyrtare ndër të tjera OSBE nënvizon:

“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private.

Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri.“, nënvizon OSBE.

Share: