Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me protestën e opozitës para kryeministrisë.
Ahmetaj ka publikuar foton e një protestuesi i cili mban në dorë një foto të kryeministrit Edi Rama dhe një pankartë ku shkruhet ‘hapni llotot’.
‘Ja, ky është thelbi i protestës së “Opozitës së Bashkuar’, shkruan Ahmetaj në postimin e tij në Facebook.
Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione e dhunë.