Gazi lotsjellës i hedhur nga policia i ka sjellë probleme edhe kreut të PD, Lulzim Basha dhe kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Në pamjet e kapura nga protesta duket Basha dhe Mediu të cilët mbajnë shami në pjesën e gojës dhe hundës për shkak të gazit lotsjellës.
Gjithashtu disa zhurma shpërthimesh dëgjohen te dera kryesore e hyrjes së Kryeministrisë, ndërsa godina është mbuluar nga tymi.