Shkencëtari që fitoi çmimin Nobel në fushën e shkencës ishte ai, i cili zbuloi të parin planet jashtë sistemit tonë diellor.
Ai parashikon që njerëzit do të zbulojnë jetën e huaj në 30 vitet e ardhshme.
Profesori i astronomisë, Didier Queloz, 52 vjeç nga Zvicra, thotë se është i bindur se ne nuk jemi vetëm në univers.
Profesori i Universitetit të Kembrixhit fitoi çmimin Nobel të martën për punën e tij si “gjahtar planeti”, pasi zbuloi qindra planete jashtë sistemit tonë diellor.
Ai thotë se është i sigurt se në 100 vjet alienët do njoftohen me ne, por thotë se është më realiste që brenda 30 viteve shkencëtarët të mund të krijojnë një makinë për të na lejuar të takojmë alienët në sistemet diellore të largëta.
Profesorit Queloz iu dha Çmimi Nobel në Fizikë së bashku me partnerin e tij kërkimor Dr Michel Mayor.