Nga Viktor Bakillari
DREJTUAR AKADEMISË SUEDEZE PËR NDARJEN E ÇMIMIT “NOBEL” NË LETËRSI
Fort e (pa)nderuara (edhe kësaj radhe) Akademi,
Edhe kësaj here, anëtarë nga tuajt përdhosën në mënyrën më shembullore të mundshme emrin e madh që ju mbani.
Shkrimtarët që ka nxjerrë Trualli Shqiptar si: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Arian Leka, Ardian Kyçyku (renditja është sipas kriterit moshor) nuk e njohin të pjerdhurit, as të fendurit si mënyrë të shprehuri, që, pastaj, Ju të mund t’i vlerësoni me çmimin tuaj.
Shkrimtarët e vendit tim nuk janë elaboratistë që t’u kenë fryrë a t’u fryjnë erërave raciste, asimiluese, hitlerianiste, gjenocidiste, kolaboracioniste që ju t’u jepni çmimin tuaj.
Është e disata herë, fort e (pa)nderuara çmimdhënese, që po e shpërdoroni “Nobelin” në letërsi, po i kallni llokume … dinamiti.
Mosdhënia e çmimit tuaj për vitin 2018 tregon edhe një faqen tuaj të errët…
Të nderuar anëtarë të ndershëm të Akademisë së Çmimit “NOBEL”,
Shqyrtojini pak më shumë, analizojini dhe sitini pak më mirë penëtarët mëtues për NOBEL!
Mos e ktheni këtë institucion të nderuar në (K)AKADEMI QIMIMI, apo më keq, MINIMI të vlerave njerëzore!
Akademia juaj ka nevojë të ngutshme “çminimi”.
Akademia juaj, kështu siç paraqitet, është diabetike, prandaj i duhen hequr llokumet …e dinamitit.
Ku jé Alfred Nobel, kùje!
Kùje Albert Kamy, ku jé?
Kuku, ku je Zhan Pol Sartër, kuku, ku je?