Drejtori i ISSK-së, Agron Tufa ka bërë publik një dokument, përmes të cilit hedh akuza të forta mbi deputetin socialist Spartak Braho, ndërsa shkruan se në kohën e komunizmit, ai ka dhënë dënim me vdekje për një person.
“Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje”, shkruan Tufa bashkangjitur këtij dokumenti.
“Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:
- a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;
- b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste”, shprehet Agron Tufa.
Postimi i plotë dhe dokumenti:
a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;
b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste