Presidenti amerikan Donald Trump tha para gazetarëve se skuadra e tij po mendon rreth idesë së hapjes së televizionit të tij, i cili do të raportojë për të sipas mënyrës që Trump dëshiron të raportohet. Një metodë kjo, të cilën kryeministri Edi Rama e ndjek prej 2 vitesh, përmes kanalit të tij, ERTV.
Komenti i Trump vjen si kundërpërgjigje ndaj mbulimit të lajmeve të CNN dhe rrjeteve të tjera sa i përket bisedës telefonike së fundmi që Trump ka pasur me presidentin e Ukrainës Vododymyr Zelenski, ku është raportuar se Trump i kërkon atij që të hetojë rreth nën presidentit amerikan Joe Binde, aktualish rivali i tij kryesor në zgjedhjet e 2020.
“Ne duhet të hapim televizionin tonë dhe të transmetojmë lajme të vërteta, sepse lajme si këto i bëjnë shumë keq vendit tonë”-duke iu referur kështu më së shumti rrjetit CNN.
Rrjeti televiziv amerikan CNN deklaroi të mërkurën se nuk do të transmetojë një reklamë për fushatën e Trump për zgjedhjet 2020, për të cilën kanë dalë në përfundimin se bëhet fjalë për rrëfime të rreme.
Ndërsa Trump ka theksuar më tej se duhet të bëjnë patjetër dicka sa i përket hapjes së një televizioni të drejtuar nga shteti. “Është e nevojshme të punësojmë disa persona vërtet të talentuar dhe të raportojnë rreth zërit të vërtetë dhe jot ë rremë”-është shprehur Trump.