Lajmi i mirë nga infektivi/7 pacientë shërohen nga koronavirusi dhe lënë spitalin, mes tyre dhe një mjek dhe infermier

Aktualitet Kryesore Sociale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se mes 7 pacientëve të shëruar sot nga koronavirusi janë edhe një mjek e një infermier.

 


 

Mesazhi i Manastirliut:

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës

Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.

Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.

LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗️

#VETËMBashkëMundT’iaDalim

Share: