Ish-Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka komentuar i revoltuar dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ nga Bashkia Dibër për kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme.
Sipas Prençit kjo është servilizëm dhe papërgjegjshmëri e të zgjedhurve në këtë bashki. Në një koment pak orë më parë në profilin e tij, mes të tjerash ish zyrtari shpjegon sipas tij edhe arsyen pse kryeministri nuk e pranoi titullin.
“Rilindja me në krye Edvin Ramën( për të cilën kam kontribuar dhe unë e që nuk do ia fal vetes kurrë këtë gabim), erdhi në pushtet me parullat: “ Berisha i la rruget rrugëve”, ndërsa sot pas 6 vite nën pushtetin e Rilindjes, rrugët dhe infrastruktura janë 6 herë më keq’, shprehet ai, ndërsa e cilëson si gabimin e tij më të madh që ka punuar me këtë qeveri.
Komenti i plotë:
Servilizmi dhe papergjegjshmëria e të zgjedhurve në bashkinë Diber. . .
Të nderuar qytetarë të bashkisë Dibër!
Sot me keqardhje kam mësuar veprimet e papërgjeshme dhe servilizmin e të zgjedhurve në bashkinë Diber, të cilët propozuan dhe miratuan si “qytetar nderi” kryeministrin aktual të Shqiperisë Edvin Rama.
Po sot kam mësuar se ky i fundit nuk e ka pranuar titullin “ qytetar nderi” i bashkisë Dibër. . .
Të parët nuk e dinë se përse dhe për çfarë e kanë propozuar dhe vendosur për t’ja dhënë këtë titull, ndërsa kryeministri e di shumë mirë përse nuk e pranon këtë titull në Dibër……!
Para disa ditësh kam hedhur një status në faqe me titullin:
“ Abuzimi i të zgjedhurve me titujt “Qytetar nderi”.
Sikur ta dija se do plaste dhe në Dibër…..!
Rilindja me në krye Edvin Ramën( për të cilën kam kontribuar dhe unë e që nuk do ia fal vetes kurrë këtë gabim), erdhi në pushtet me parullat: “ Berisha i la rruget rrugëve”, ndërsa sot pas 6 vite nën pushtetin e Rilindjes, rrugët dhe infrastruktura janë 6 herë më keq.
Në Dibër nuk është përmirsuar asnjë rrugë e po kështu edhe në gjithë Shqipërinë e këtë e provojnë më së miri Dibranët në Klos- Burrel dhe Burrel- Rrëshen ose Burrel- Skuraj, ndërsa Rama tani udhëton me helikopter e po kështu dhe Gaçka e Mbrojtjes ose “MISS Çadra RILINDJA”.
Përsa i përket Rrugës së “ ARBRIT”, duhet të presim pak e ne si Dibran duhet të jemi më të durueshem e të mos bëjmë “ dasëm pa nuse” se kemi 30 vjet në “dasëm pa nuse”…..!
Pavarsisht se era e keqe e “krushqisë së këtij konçesioni” kundërmon shuuuuumë larg dhe fatura shuuuuumë marramendëse, por mbi të gjitha ecuria me hapin e breshkës e kjo jo për fajin e Konçesionarit, por për tepsinë e Edvinit dhe Olsit.
Gjithësesi ju bëj thirrje të zgjedhurve në Dibër:
Ndaljani vrapin titujve të pamerituar se ai e di mirë se nuk e meriton, ndaj nuk pranon titull honorifik në Dibër se vargjet e kësaj “kënge” i di shumë mirë dhe Edvini me shokët e Rilindjës, por nuk kanë zë ta këndojnë……!