Një vendim i marë 7 ditë më parë në Gjykatën e Apelit Tiranë, ka sjellë kthimin përbys të dosjes penale kundër 16 biznesmenëve të arrestuar nga prokuroria e Tiranës për skemën e mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së nga tatimet.
Vendimi i dhënë nga një trupë gjykuese e kësaj gjykate i cilëson arrestimet e biznesmenëve nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, si të paligjshme dhe të nxituara në kohë.
Vendimi nuk cënon prishjen e procesit hetimor të nisur që prej muajit gusht 2019 nga prokuroria e Tiranës, por thotë se ndalimet e personave janë të paligjshme, dhe për pasojë ka rrëzuar masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest në burg 20 ditor”, për të gjithë të arrestuarit.
Pas këtij vendimi asnjë nga biznesmenët dhe personat e tjerë të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk ndodhet në qeli, por janë të lirë. Pjesa më e madhe e të arrestuarve kishin apeluar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar se arrestimet ishin kryer në mungesë të hapur të provave dhe ishin “Nul”. Kërkesa e tyre është pranuar nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, ku me shumicë votash është vendosur konstatimi i paligjshëm i arrestimeve.
Në sallën e gjyqit prezent ishin të gjithë personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku pas dhënies së vendimit të gjithë ata janë liruar. Pavarësisht këtij vendimi, prokuroria e Tiranës vijon hetimet për këtë çështje, ku përllogaritet një dëm i madh ekonomik në arkën e buxhetit të shtetit. Kjo është dosja e dytë që dështon në caktimin e masës së sigurisë në gjykatë, kjo për sa i përket dy operacioneve të kryera nga policia për arrestimin e biznesmenëve për biletat e autobuzit dhe rimbulsimi i TVSH.
Vendimi i Shkallës së Parë
“Arrest shtëpie”
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company arrest shtëpie
2.Astrit Lala,kompania Leksi “Security 1” arrest shtëpie
3.Haxhi Sala,kompania Leksi “Security” arrest shtëpie
4.Ilia Dimo,kompania “IBS sh.p.k” arrest shtëpie
5.Shkëlqim Prodani,kompania “Red Black” arrest shtëpie
6.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k arrest shtëpie
7.Rabi Kurti,kompania “Kurti Construction” arrest shtëpie
8.Riza Roshi,kompania “Dorgen” sh.p.k arrest shtëpie
9.Rrapo Baduni,kompania “Bani/s” arrest shtëpie
Arrest me burg 20 ditë
10.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit “A.B.BE” 20 ditë burg
11.Fatmir Firi, kompania “Arb &Trans Sh.p.k” 20 ditë burg
12.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans” 20 ditë burg
13.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma” 20 ditë burg
14.Vangjush Mbriçe, kompania “C.E.C Group” 20 ditë burg
15.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas” 20 ditë burg
Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmet