Kur vjen puna për komoditetin e sigurinë e tyre, politikanët shqiptarë kanë treguar se nuk dinë të kursehen.
Edhe pse mijëra banorë në Tiranë e Durrës vijojnë të qëndrojnë ende jashtë, ndërsa shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme nga tërmeti, Byroja e Kuvendit shytn planet për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar që do të kushtojë mbi 11 miliard lekë.
Firma që do të ndërtojë kompleksin e ri, është po ajo që zgjodhi ish-kryetarja e Kuvendit gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, por projekti është i ndryshëm, raporton “A2”.
Parlamenti i ri që do të ndërtohet në tokën ekzistuese të Kryesisë së Kuvendit apo ish-Komiteti Qëndror. Në rast se Ministria e Financave bllokon shumën prej 11 miliard lekësh, Kuvendi do të vendosë për rikonstruksionin e godinave të vjetra.
Kuvendi i ri parashikohet të ndërtohet me dritare me xham të blinduar, 186 copë dhe grila metalike 256 copë në vlerë totale, 57,1 milionë lekë. Furnizim, vendosje dyer të blinduara 47 copë, me vlerë 22,9 milionë lekë.