Këngëtarja Eneda Tarifa ka mbi 2 vite që është divorcuar nga bashkëshorti i saj Erjon Zaloshnja .
Një dashuri që zgjati plot 18 vite, e nisur që në adoleshencën e tyre për të vijuar deri në vitin 2017 kur edhe përfundoi gjithçka.
Mirëpo, ajo çfarë i bashkon akoma çiftin është vajza e tyre, Aria.
Së fundmi, në rrjetet sociale janë publikuar disa foto në ditën e parë të shkollës, ku ata kanë pozuar të lumtur së bashku.
Mesa duket dyshja vijojnë të ruajnë marrëdhënie të mira edhe pas divorcit./newsbomb.al