Basha flet për shkrirjen e Akademisë së Shkencave: Akt kriminal. Palo ministre do shkarkohej nga…

Politikë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur për projektin e shkrirjes së Akademisë së Shkencave dhe idesë së hedhur nga ministrja e Arsimit, Besha Shahini për krijimin e një institucioni të përbashkët shkencor me vendet e rajonit.

Por Basha e ka quajtur këtë projekt si akt të paprecedent dhe ka thënë se nëse ky vendim do të miratohet, demokratët me ardhjen në pushtet do ta anulojnë dhe do ta shpallin si kriminal.

 

Kreu i opozitës ka shkuar më tej teksa ka thënë se nëse vendi do të kishte një Kryeministër, ai do ta kishte shkarkuar Besa Shahinin.

“Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua tu them këtë pasdite atë që s’pata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte.

Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër t’i shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqiptare, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: “nuk durohet më”. Ndaj bashkohuni me uraganin për një Shqipëri të ligjit dhe të qeverisjes evropiane”, ka thënë Basha.

Protestat

Duke folur për protestat, lideri i opozitës ka thënë se sheshi i shpresës kërkon pjesëmarrje, përballje dhe qëndrese.

“Pjesëmarrje, përballje dhe qëndrese. Ndaj këto janë sheshi I shpresës dhe I besimit për çdo te ri dhe çdo te re. Shqipëria do te ketë zgjedhje te lira dhe te ndershme. Asnjë akt i ndërmarre pasi opozita la mandatet do të njihet nga ne. Hapja e rrugës drejt Europes që është synimi kryesor i çdo demokrati po cenohet rëndë. Dyert e Europës do të çelen kur të largojmë qeverinë e bandave, kur Qeveria të ketë lidhur fatin vetëm me qytetarët

Ta ndalim makthin e organizatës kriminale të Rilindjes. T’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin.

12 javë s’janë shumë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti. Por këto 12 javë kanë shndërruar fatin politik të vendit, kanë ndalur përparimin e të keqes në çdo vatër shqiptare dhe kanë ndezur dritën e shpresës”, ka thënë Basha.

Share: