Ashtu sikurse është paralajmëruar këtë të shtunë pritet protesta masive e opozitës së bashkuar.
Protesta do të mbahet para kryeministrisë, por kryeministri Rama nuk do të jetë në institucion.
Ashtu sikurse edhe herët e kaluara, edhe gjatë kësaj proteste, kreu i qeverisë nuk do të ndodhet në Tiranë.
Ai ka vendosur të largohet nga kryeqyteti dhe të shkojë në një takim me banorët e Beratit. Ky takim do të realizohet në kuadër të turit “Shqipëria që duam”.
Me këtë largim, Rama shmang protestën e opozitës dhe irritimet e protestuesve.
Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka njoftuar se ky takim në Berat do fillojë që të premten duke vazhduar të shtunën dhe në vazhdim.