Kreu demokrat, Lulzim Basha së bashku me drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi si dhe deputetët e këtyre dy forcave kanë hyrë në Kryesinë e Kuvendit ku kanë dorëzuar mandatet e tyre.
Në dalje nga Kryesia e Kuvendit, Basha u ka bërë me shenjë mbështetësve të tij që ta ndjekin e të zhvendosen sërish drejt selisë blu.