Mogherini-Hahn: Dënojmë retorikën për dhunë!

Aktualitet Kryesore Politikë

Ndërkohë që mbështetës të opozitës shqiptare janë mbledhur për të protestuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, në vazhdën e protestës së pak ditëve më parë përpara Kryeministrisë, një tjetër reagim ndërkombëtar vjen i fuqishëm kundër retorikës nxitëse për dhunë.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Frederica Mogherini dhe komisioneri Johannes Hahn kanë lëshuar një deklaratë lidhur me protestën e opozitës si dhe vendimin e tyre ekstreme për djegien e mandateve.

Vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen.

Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme.

Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”.

Share: