Zëdhënësi i Presidentit Meta i përgjigjet Ballës: Nuk ka shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, je lodhur duke lobuar në Berlin

Aktualitet Kryesore Politikë

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar me një status pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili në një intervistë për Deutsche Ëelle tha se është ‘i bindur, që veprimi i Presidentit të Republikës në rastin e çdekretimit të datës së zgjedhjeve ka qenë një veprim antikushtetues’. Sipas Ballës, edhe vetë Presidenti i Republikës e di këtë gjë.

Por Blushi i kujton se zëdhënësi zyrtar është ai dhe se si Bundestag ashtu dhe OSBE/ODIHR e dinë se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.

POSTIMI
E falënderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë!
Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën.

Presidenti Meta, jo vetëm ka respektuar Kushtetutën, por edhe:

– Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut;
-Vendimin e Gjykatës së Strasburgut që përcakton se e drejta e zgjedhjes nuk është procedurale, por substanciale për të garantuar rendin demokratik;
– Detyrimet e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për garantimin e lirive dhe pluralizmit politik;
– Kriteret e Kopenhagenit, që janë në themel të BE.

Për këto ka folur qartë dhe Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit!
Ia kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit.
Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave!

Blushi Fb
Share: