Ndryshime në çregjistrimin e mjeteve, tani mund të aplikoni online

Ekonomi Kryesore Sociale

Çdokush që kërkon të bëjë çregjistrimin e përkohshëm apo të përhershëm të mjetit mund të rezervojë online takimin pranë sporteleve të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë, duke evituar pritjet dhe radhët e gjata.

Shërbimi aksesohet në faqen online të drejtorisë, ndërkohë që dokumentet e kërkuar për këtë procedurë duhet të paraqiten vetën në datën dhe orën e rezervimit.

Referuar aplikacionit, qytetarët mund të zgjedhin datën dhe orën që është në dispozicion, ndërkohë që emri I personit që prenoton online duhet të korrespondojë me atë që do të paraqitet në sportel, raporton scan.

Ndërkaq, ky dikaster sqaron se për të kryer procedurën e çregjistrimit të përkohshëm, duhet që personi I interesuar të paguajë paraprakisht taksat e mjetit si dhe të paraqesë një sërë dokumente, sikurse është leja e qarkullimit, target e mjetit apo dokumenti I identifikimit. Tarifa për këtë shërbim është 1000 lekë.

Ndërkaq, për çregjistrimin e përhershëm, përveç këtyre dokumenteve kërkohet edhe vërtetimi i marrë nga Regjistri i Barrëve Siguruese si dhe certifikata e pronësisë së mjetit.

Kur mjeti çregjistrohet, pasi ka dalë nga përdorimi shërbimi kushton 600 lekë, ndërsa për çregjistrime të përhershme me qëllim eksporti shërbimi kushton 4000 lekë.

Share: