Meta i nis raportin Komisionit të Venecias: Ministra të qeverisë bashkëpunuan me bandat famëkeqe, me synim manipulimin e zgjedhjeve

Aktualitet Kryesore Politikë

Në raportin e gjerë për Komisionin e Venecias, Presidenti Ilir Meta përmend edhe mos ndëshkimin e atyre që janë përfshirë në krim zgjedhor pjesë e dosjeve 184 dhe 339, përkatësisht në Dibër dhe në Durrës.

ilir meta e fundit

“Nga materialet e publikuara, të rrjedhura në mediet shqiptare dhe ndërkombëtare, dilte në pah një skemë e mirëorganizuar, që lidhte zyrtarë të lartë të PS, përfshirë ministra të kabinetit qeveritar, kryetarë bashkish, oficerë të lartë të Policisë së Shtetit dhe nëpunës të tjerë të lartë civilë, të cilët bashkëpunonin me bandat famëkeqe kriminale (përfshirë në trafik ndërkombëtar droge) për manipulimin e rezultatit zgjedhor në favor të PS.

Këto të dhëna, edhe pse në dispozicion të Prokurorisë prej më shumë se dy vitesh, nuk i kishin vënë në lëvizje organet hetimore për të kryer veprime të mëtejshme ligjore. Asnjë prej autorëve, përfshirë eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste, nuk u dërguan përpara përgjegjësisë penale. Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale gëzonin si imunitet politik ashtu edhe pandëshkueshmëri ligjore”, thuhet në raport.

Sipas Metës, publikimi i këtyre skandaleve përforcoi pretendimet e opozitës dhe denoncimet e hershme të saj për bashkëpunim mes mazhorancës socialiste me krimin e organizuar për të marrë pushtetin përmes manipulimit të votave.

Meta thotë se Prokuroria reagoi pas publikimit të skandaleve se kishte nisur hetimet mbi rrjedhën e informacionit hetimore, “ndërkohë që nuk dha asnjë sqarim mbi fatin e të dhënave hetimore të dosjeve 184 dhe 339 në dispozicion të saj” (raport fq 9-10-11)

“Protestat gjetën mbulim të gjerë mediatik kombëtar dhe ndërkombëtar, për shkak të intensifikimit të përplasjes që po shkonte drejt shpërthimit të një konflikti civil”, shton më tej Meta.

12

Share: