Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi, i ftuar në emisionin “Rudina”, foli rreth detyrës së tij, si numri 2 i kuvendit.
I pyetur nga moderatorja e emisionit, se si është të kesh shef Gramoz Ruçin, Murrzi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha se ishte atje si përfaqësues i pjesës opozitare.
Myslim Murrizi: Ky është një interpretim dashakeqës.
Rudina: Pse?
Myslim Murrizi: Se po të kesh shef p.sh. Kastriot Islamin, që e ka pas Meksi më 31 Mars 91?
Rudina: Jo, jo, ju mund të thoni p.sh. që është shumë bukur, varet nga përgjigjja juaj, pyetja nuk është e gabuar.
Myslim Murrizi: Rudina, desha të them që nënkryetari i Parlamentit, nga 31 Marsi i 91-shit deri më sot, 1 nënkryetar i takon opozitës, pra nuk është se unë kam ardhur atje pse ka dashur Gramoz Ruçi. Unë jam aty si përfaqësues i pjesës opozitare. Siç ka qenë mikja ime dhe e nderuara Jozefina Topalli 4 vjet me Skënder Gjinushin, 2 vjet me Namik Doklen, 2 vjet me Servet Pëllumbin. Siç ka qenë 18 muaj përpara meje, Edi Paloka zëvendës i Gramoz Ruçit, siç ka qenë 4 vjet Edmond Spaho zëvendës i Ilir Metës. Pra nuk ka ndodh sot për herë të parë që një nga opozita bëhet nënkryetar Kuvendi, pse ju ka vrarë sytë dhe ju bën lajm këtyre…
Rudina: Jo, jo, ideja është për marrëdhënien që mund të kesh ti me atë, duke qenë se ai është shumë i vjetër në politikë, ka krijuar atë profilin e vet, kështu që marrëdhënia që keni me të, më tepër kjo ishte pyetja.
Myslim Murrizi: Rudina, në Shqipëri nuk ka të vjetër në politikë, mosha e politikanëve Shqiptarë është 29-vjeçare, qysh se ka rënë komunizmi. Ai që thotë se kam bërë politikë para 90-ës është mashtrues, sepse kush bënte politikë shkonte në Spaç, në burg.