“Nga e para, filloja përsëri!”- poezi optimiste

Kulturë Reportazh / Profil

NËSE…
(POEZI OPTIMISTE)

Nëse je i lodhur e rruga të duket e gjatë,
Nëse merr vesh se udhë ke gabuar,
Mos ndiq rrymën e ditëve e të kohës, O NJERI
Nga e para, filloja përsëri!

Nëse jeta të duket krejt pa kuptim,
Nëse je zhgënjyer nga gjëra dhe njerëz pa mbarim,
Mos kërko të kuptosh përse,
Nga e para, nisja menjëherë!

Nëse je munduar të duash e i dobishëm të jesh,
Nëse ke njohur varfërinë dhe zgripin ndonjëherë,
Mos e lër një punë përgjysmë, në mes,
Nga e para, filloja rishtas pa vonesë!

Nëse të tjerët të shikojnë me qortim e inat,
Nëse prej teje të zhgënjyer e të zemëruar janë,
Mos u revolto, asgjë mos u kërko,
Nga e para, nisja, o Njeri; FILLO!

Sepse pema burbuqet çdo vit duke harruar dimrin mardhëtar,
Sepse, pa pyetur përse, çel çdo lastar,
Sepse zogu ndërton folenë pa menduar për vjeshtën, o Njeri,
Sepse jeta është shpresë dhe rifillim.

Autori: Anonim
Shqipëroi nga gjuha frënge: Viktor Bakillari

Share: