Moti në shtator vjen me befasi! Ja çfarë thonë meteorologët

Aktualitet

Meteorologia Lajda Porja ka folur për kushtet atmosferike, të cilat do të jenë prezente përgjatë pasdites së sotme si dhe për ditët e ardhshme.

 

 

Ajo pohoi se orët në vijim zonat qendrore do të jenë të rrezikuara prej rrebesheve të shiut, ndërsa nga nesër, temperaturat do të shënojnë rritje duke bërë që muaji shtator të ketë mot të qëndrueshëm dhe që do shoqërohet me klimë të thatë.

Çfarë ditësh na presin?

“Parashikohet që orët vijuese të mbeten të rrezikuara nga rrebeshet e shiut, duke prekur dhe një pjesë të mirë të zonave qendrore. Nga nesër do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që reshjet të mbeten vetën në zonat malore. Në dy dhjetëditëshat e tjerë të shtatorit parashikohet një klimë e thatë, e kthjellët. Që nga nesër do të kemi rritje të temperaturave. Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm në të gjitha ditët e shtatorit. Deri më 25-26 nuk do të kemi reshje të dendura shiu. Mot i qëndrueshëm do të jetë në gjithë zonën bregdetare, duke bërë që plazhi të vijojë. Në fundjavë temperaturat mund të arrijnë deri në 34 gradë C. Franca dhe Italia do të shënojnë temperaturat mjaft të larta, mbi normalen. Edhe Shqipëria do të jetë e ndjeshme, ku temperatura më e lartë do shkojë deri më 35 gradë C. Megjithatë, lagështia do të mbetet, pasi rrebeshet do të prekin një pjesë të zonave malore. Do ketë zagushi, që do bëjë që ne të ndjejmë edhe më shumë të nxehtin, sidomos kryeqyteti”, tha Porja.

Share: