Vdekja e gjeneralit në Iran, luhatje të fuqishme të çmimit të arit dhe naftës/ Rriten tensionet mes SHBA-së dhe Iranit

Aktualitet Rajon/Botë

Pasuritë e sigurta janë në rritje pas një sulmi ajror amerikan që ka vrarë një prej udhëheqësve më të fuqishëm ushtarak të Iranit.

Çmimi për arin po arrin nivele historike gjashtëmujore në rreth 1.546 dollarë për ons, një rritje prej më shumë se 1%. Argjendi gjithashtu është rritur me gati 1%, sw bashku me platinin dhe palladiumin gjithashtu janë rritur në vlerë.

 

 

 

Nota e Thesarit 10-vjeçare e SH.B.A. gjithashtu u zhvendos papritmas, duke rënë në rendimentin e saj më të ulët për gati tre javë me 1.83%. Çuditërisht, nafta ka rritur vlerën e saj, pasi shqetësimi ngrihet për ndërprerjen e mundshme të furnizimit.

Një kërkesë e papritur për pasuritë e sigurta erdhi pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi një sulm ndaj gjeneralit të Iranit Qasem Soleimani, kreu i Forcës elitare të Qudsit Revolucionar Iranian.

Pentagoni ka konfirmuar se Soleimani u vra herët të Premten nga një sulm ajror amerikan në makinën e tij në aeroportin e Bagdadit.

Vdekja e gjeneralit shënon një përshkallëzim në tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit dhe ngre pasiguri mbi stabilitetin e Lindjes së Mesme. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është zotuar për “hakmarrje e rëndë”.

Share: