Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, tha se pas 30 vjetësh nga përmbysja e komunizmit, shqiptarëve duhet ti ofrojmë njërëzit më të mirë, më përfaqësues.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Bushati tha se duhet një sistem llogaridhënës tjetër që ti japë fund fenomeneve të deritanishme, përzgjedhjes së kandidatëve me precedentë.
“ Ne morëm një vendim kohë më parë, duke i ndërprerë mandatin personave që në të shkuarën kishin probleme me ligjin. Morëm mbështetjen dhe përshëndetjet nga SHBA, ndërsa tani në tryezat tona kemi të njëjtat probleme”, tha Bushati. Sipas tij, PS është një familje e madhe që bashkë me partitë e tjera suhet të reformohen brenda tyre, për ti dhënë zgjidhje njëherë e mirë problemeve me dekriminalizimin.
“Ne sjemi prokurori dhe as gjyqtarë, por kemi përgjegjësinë tonë për vendimmarrjet e gabuara”, tha Bushati