Mbyllet mbledhja e Kryesisë, vendimet që u morën, Balla: PS Shkodër do të riformatohet. ‘Pjetri’ përgjegjësi personale

Aktualitet Kryesore Politikë

Ka përfundua pas dy orësh mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku është diskutuar për situatën në Shkodër. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i përgjitshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se struktura e PS në Shkodër do t’i nënshtrohet një procesi riformatimi.

“Kishim një mbledhje kryesie të partisë e cila ishte e fokusuar sa i përket një prezantimi që ka të bëjë me një axhendë pune intensive, që paraprinë zgjedhjet në PS. Siç e dini PS është e vetmja forcë që është në një proces të vazhdueshëm ristrukturimi.

Ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e PS Shkodër të ndërmarrim një hap të rëndësishëm rigjenerimi, që është një proces që për shkak të zgjedhjeve, do të zhvillohen në të gjitha bashkitë, por veçanërisht në Shkodër. Kemi marrë vendimin për të pasur një vëmendje të veçantë, procesin e riformatimit të PS Shkodër”, u shpreh Balla.

I pyetur për akuzat e PD ndaj Valdrin Pjetrit dhe kreut të Bashksië Vorës, Agim Kajmaku, Balla tha se ato jaën përgjegjësi personale dhe se do të ashpërsohet kodi ligjor për personat që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre.

Valdrin Pjetri për shkak të problemeve me drejtësinë në të kaluarën dha dorëheqjen.  Ai kishte kryer një vepër, që përfshihej në sferën e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik. Kryeministri ka shprehur edhe sot gatishmërinë që personat që nuk deklarojnë të kaluarën e vet, të merren masa ndaj këtyre personave.

Ligji i dekriminalizimit është ligj është i rëndësishëm. Përgjegjësia në këtë rast është personale. Dekriminalizimi bëhet përmes mekanizmave. PS do të vazhdojë të jetë forca motor e reformimit të brendshëm dhe për vendin. Ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës falje, por përgjegjësia është personale. PS nuk ka bërë kurrë mburojë për askënd. Nëse PD ka ushqyer Xhelal Mziun në burg, ne kurrë nuk e kemi bërë këtë”, tha Balla.

Share: