Masakron me thikë 57-vjeçarin, pranga të moshuarit në Fier

Kronikë Kryesore

Gati ka përfunduar në vrasje një sherr banal sot në Fier. Një 66-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia për tentativë vrasje. Sipas të dhënave zyrtare 66-vjeçari Gani Kasëmi, ka qëlluar me thikë në kokë një 57-vjeçar, pas një sherri të çastit mes tyre.

Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka qëlluar me thikë 57-vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

“Pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin 66-vjeçarin Gani Kasëmi, banues në Fier për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, njofton policia.
Share: