Hajdari mesazh para protestës: Kundërshtarët politikë s’janë armiqtë tanë

Kryesore Politikë

Deputetja Rudina Hajdari ka dërguar një mesazh pak orë para nisjes së protestës së pestë kombëtare të opozitës.

Në një postim në rrjetin social Hajdari i uron fillimisht shërim të shpejtë sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi dhe më pas bën thirrje të shmanget dhuna në protestën e sotme.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës & duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baras-fajshme të dyja krahët”, shkruan Hajdari.

Share: