Dëshironi të humbni peshë por nuk keni kohë apo financa të mjaftueshme të shkoni në palestër? Ose ndoshta thjesht nuk ju pëlqen të shkoni në palestër? Epo ka disa mënyra tjera se si mund të humbni peshë pa pasur nevojë të shkoni në palestër.
Trajneri personal Elliot Upton ka treguar katër këshillat më të mira që ju ndihmojnë të humbni peshë.
Ecja
Ecja është mënyrë e mirë për të humbur peshë – është falas dhe efikase. Trajneri personal beson se ecja dhe aktivitetet e përditshme, siç janë punët e shtëpisë dhe luajtja me fëmijët nënvlerësohen kur bëhet fjalë për humbje të peshës. Humbja e peshës nuk ndodh vetëm kur shpenzoni 30 minuta në shirit vrapues dhe pastaj ta kaloni tërë ditën duke qëndruar ulur. Elliot rekomandon të filloni me pak dhe pas një kohe të shkurtër të mundoheni t’i bëni 10,000 hapa në ditë.
Dieta
Fatkeqësisht nuk mund të humbni peshë nëse konsumuar më shumë kalori sesa digjni. Trajneri rekomandon vakte që kanë sasi të larta të proteinave, por që kanë pak kalori dhe janë të mbushura me vlera ushqyese.
Ushtrimet e rezistencës
Elliot beson se ushtrimet e rezistencës, të paktën tri herë në javë, janë të domosdoshme. Ai thotë se këto ushtrime ju ndihmojnë ta përmirësoni masën muskulore, të digjni yndyrë, të rritni shkallën metabolike dhe të përmirësoni kontrollin e sheqerit në gjak. Ushtrime të tilla që mund t’i bëni në shtëpi janë squat, ngritjet në hekur, pompat, plank, etj.
Ushtrimet HIIT
Elliot rekomandon ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë sepse kanë shpenzim më të lartë të energjisë sesa ushtrimet më të lehta. Ai rekomandon të bëni ushtrime të tilla dy-tri herë në javë, ndërkaq programin që u rekomandon është ky:
– 20 sekonda vraponi sa më shpejt që të mundeni
– 60 sekonda ecni ngadalë, merrni frymë dhe rikuperohuni
Këtë përsëriteni 10 herë dhe pusho më pak se 15 minuta. Çdo javë shtoni një raund ekstra për të sfiduar trupin dhe për të rritur shpenzimin e energjisë.
Burimi / telegrafi.com