Ina Zhupa akuza Kryebashkiakut Veliaj: Vazhdon të shkaktojë vrasje në krye të Bashkisë, “Skele Syla” dhe “Xhimi” kryejnë punime jashtë kushteve teknike

Aktualitet Kryesore Politikë

Permes zedheneses Ina Zhupa, PD ka reaguar serish per ngjarjen e rende te ndodhur dy dite me pare ne Tirane, ku pas rrezimit te nje skele, humben jeten dy te rinj, punetore, dhe u plagosen tre te tjere.

Zhupa shprehet se ‘Erion Veliaj vazhdon të shkaktojë vrasje në krye të Bashkisë Tiranë’, duke iu referuar edhe rastit te te riut Ardit Gjoklaj, i cili u gjet pa jete ne landfillin e Sharres.

Reagimi i plote i Ina Zhupes:

Ngjarja e 16 Gushtit 2019 ku mbeten të vdekur 2 punëtor ndodhi si shkak i kompanive “Skele Syla” sh.p.k dhe “Xhimi“ sh.p.k , kompani të kontraktuara nga Bashkia Tiranë që kryenin punime jashtë cdo parametri të sigurisë teknike .

Bashkia e Tiranës, si bashkëfinancuese e projekteve në kuadër të “Fondit të Komunitetit”, ka përgjegjësi për zbatimin e tyre, po aq sakompanitë private që i zbatojnë ato. Edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, në një deklaratë publike për ngjarjen, thotë ndër të tjera se “aksidenti ka ndodhur…në një pallat të ndërtuar kohë më parë, ku po kryheshin punime nëpërmjet një investimi të përbashkët Komunitet-Bashki”. Duket qartë që janë dy palë në krye të punimeve.

Veliaj është autoriteti i vetëm përgjegjës i firmosjes së kontratave publike, ku bashkia si palë ka qënë bashkë përgjegjëse! Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj është po aq përgjegjëse për ngjarjen, sa edhe kompanitë private “Xhimi Tarushi” dhe “Syla” shpk. Dhe siç janë shpallur në kërkim administratorët e tyre, duhet të jetë në hetim edhe Erion Veliaj!

Ndërkohë Bashkia Tirane dhe Inspektoriati Shteteror i Punes kanë përgjegjesi dyfishe se nuk kanë ushtruar asnjë kontroll gjatë punës në këtë kantier. Punëtorët punonin në të zezë ,të pa siguruar dhe shfrytëzoheshin në mungesë të kushteve dhe sigurisë në punë ku fatkeqësisht 2 prej tyre mbetën të vdekur nga rrëzimi i skelës ku ishte vendosur për lyerjen e fasadës së pallatit ku banonte zv. Kryeministi Erion Braçe .
Edhe këtë herë ngjarja është e rënde dhe e njejtë si 3 vite më parë në Landfillin e Sharrës ku dhe sigurisht protagonist dhe pergjegjës kryesor është Erion Veliaj dhe institucionin i tij si autoritet kontraktor i kontratave publike te firmosura .
3 vite më parë Bashkia Tiranë lidhi kontratën me kompaninë “3r” sh.p.k për të kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës. Veliaj e promovoj si sukses dhe shprehu thirrjen për punësim të njerzve në Landfill por pas 2 muajsh ndodhi dhe vrasja e Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharres ku dhe u shfrytëzua në mungesë të kushteve të punës dhe sigurisë.

Politike me vdekjet nuk behet, por ama kjo nuk duhet të na ndaloi që të denoncojmë politikanët që nga veprimet ose mosveprimet e tyre shkaktojnë viktima njerëzish të pafajshëm dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat! Veliaj është një fatkeqësi për Tiranën dhe qytetarët e ndershëm të saj!
Sot duhet drejtësi për Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodren! Ashtu si nuk e harrojmë dhe kërkojmë drejtësi për Ardit Gjoklajn!

Share: