Rriten rastet e të prekurve nga fruthi, ISHP del me apel të fortë

Aktualitet Kryesore Sociale

Shtohet numri i te prekurve nga fruthi ne vend. Perballe nje situate te tille, Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vaksionohen.

ISHP bën me dije se për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Njoftimi i ISHP

ISHP informon qytetarët se për vitin 2019 numri i të prekurve me fruth është 91 raste (pozitive).

? Sipas të dhënave të ISHP grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve 55 raste(60.4%), Lezha 10 raste(11%), Durrësi 7 raste(8%).

? Ndërkohë vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

??‍⚕️ Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

Share: