Nëpërmjet këtij testi personaliteti, do të zbuloni diçka rreth vetes që nuk e njihni ende. Kafsha e parë që shihni ju do të zbulojë një aspekt të rëndësishëm për karakterin tuaj.
Karakteristikat primare përcaktojnë se çfarë lloj njerëzish jemi dhe sjelljet specifike që ne miratojmë në situata të caktuara. Personaliteti ynë në fakt e trajnon mendjen për t’i parë gjërat pikërisht në mënyrën se si duam që të shfaqen. Në këtë test të personalitetit ka një ilustrim në të cilin mbivendosen disa kafshë. Kafsha e parë që sheh do t’ju ndihmojë të kuptoni se si funksionon mendja juaj.
Breshkë
Nëse kafsha e parë që shihni është një breshkë, kjo do të thotë që ju jeni një person i cili duket i qetë, por që digjet intensivisht brenda. Me natyrë konfidenciale, është e vështirë të zbuloni ndjenjat tuaja tek njerëzit. Jo të gjithë mund të thonë se e dinë me siguri se kush jeni dhe çfarë mendoni, por kushdo që ka privilegjin të hyjë në botën tuaj të fshehtë është një person me të vërtetë me fat.
Koala
Nëse kafsha e parë që keni parë është një koala ju keni një personalitet të bukur dhe të adhurueshëm, njësoj si pamja e kësaj kafshe. Ju keni një shpirt të ëmbël dhe argëtues dhe ju pëlqen të bashkoheni me të gjithë.
Ju pëlqeni gjithë jetën, madje edhe gjërat e vogla që mund të duken të parëndësishme për të tjerët. Është dëshira juaj për të gjetur lumturinë që ju bën një person të jashtëzakonshëm dhe natyra juaj e mrekullueshme ju bën të papërmbajtshëm.
Toukan
Ju jeni një njeri i mençur, shumë i qetë dhe i vendosur. Gjithmonë veproni pasi keni konsideruar me kujdes të gjitha mundësitë. Ju merrni kohën tuaj për të zgjedhur betejat tuaja, por shkoni atje shpejt si një toukan. Megjithatë, është mençuria juaj që ju bën atë që jeni, mbi të gjitha falë aftësisë tuaj për të kuptuar menjëherë gënjeshtrën tek ata që janë përreth jush.
Ketër
Nëse ketri është kafsha e parë që patë, atëherë ju jeni një person jashtëzakonisht inteligjent që përshtatet me ndonjë situatë të re. Ju keni një personalitet të madh në aspektin e mendimeve, jeni karizmatik dhe mund të ndryshoni sipas nevojave tuaja.
Ju e dini saktësisht se çfarë doni nga jeta juaj dhe për këtë arsye ju e dini se si t’i përmbushni dëshirat tuaja. Aspekt i rëndësishëm i juaji është që në sajë të talenteve dhe cilësive tuaja ju mund të arrini me lehtësi të madhe qëllimet tuaja. /Revista Psikologjia/