I nxehti afrikan drejt Shqipërisë, temperaturat do arrijnë vlerën 40 gradë

Aktualitet Sociale

Sikurse gjithë vendet e Evropës Perëndimore dhe të Mesdheut qendror, edhe Shqipëria është prekur nga i nxehti në rritje për shkak të anticiklonit afrikano-verior.

E mërkura dhe e enjtja priten të jenë ditë edhe më të nxehta sipas ekspertëve, që kishin paralajmëruar që më herët për një valë të dytë të nxehti në kontinent, pas asaj të muajit të kaluar. Sipas “meteoalb”, temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celcius, ndërkohë që të dielën pritet një rënie me 4 grade gradë celcius.

Në këto ditë të nxehta, mjekët këshillojnë shmangien e ekspozimit në diell, në mënyrë të veçantë nga të moshuarit dhe fëmijët në oraret 11.00 – 17.00.

Ndërkohë, më gjerë në Evropë, temperaturat parashikohen të bien gjatë fundjavës, me rikthimin e stuhive dhe të rrebesheve.

 

Share: