Gjenden pllaka floriri me vlerë marramendëse

Shkencë & jetë

Një sasi floriri me vlerë 4 milionë paund u sekuestrua në Aeroportin Heathrow të Londrës, nga autoritetet policore që po hetonin një kartel amerikano-jugor droge.

Floriri, me peshë rreth 104 kilogramë, ishte nisur drejt Zvicrës nga ishujt Kajman, kur u sekuestrua.

Ai kishte mbërritur në Kajman nga Venezuela, me një xhet privat.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, ngarkesa u ndalua muajin e shkuar, por vetëm tani magjistratët lejuan Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), që ta merrte nën dorëzim.

Floriri tanimë po trajtohet si pastrim parash, në një hetim të Ishujve Kajman me ndihmën e NCA.

Autoritetet besojnë se ngarkesa ishte e lidhur me kartelet e drogës që operojnë në Amerikën Jugore.

Share: