Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari është shkarkuar përfundimisht nga detyra.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij.
Gjatë hetimeve nga KPK rezultoi se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes.
Po ashtu u konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë penalë.