Besimi i Sokratit se ne duhet të reflektojmë mbi jetën që bëjmë, ishte i frymëzuar pjesërisht nga fraza e famshme që ndodhej e skalitur në orakullin e Delfit: “Njih veten tënde”. Çelësi për të gjetur vlerë në profecitë e orakullit, ishte njohja e vetvetes, dhe jo një unazë që arrinte të zbërthente mistere.
Sokrati ndiente aq shumë pasion mbi vlerën e vetë ekzaminimit, saqë ai shqyrtonte me shumë kujdes dhe këmbëngulje jo vetëm besimet e veta, por edhe ato të të tjerëve.
Më saktësisht, përmes pyetjeve të pandalshme, ai i shtynte njerëzit që të ekzaminonin gjërat tek të cilat ata besonin. Ai i shihte qytetarët e Athinës së tij të dashur si njerëz që ecnin si somnanbul nëpër jetë, duke jetuar vetëm për para, pushtet dhe famë. Dhe Sokrati u bë i famshëm në përpjekjen për t’i ndihmuar ata.