Sheqeri në gjak rritet pas çdo vakti, por edhe sasitë e triglicerideve dhe kolesterolit gjithashtu ndryshojnë.
Nëse ato rriten shumë, rreziku kardiovaskular rritet veçanërisht te diabetikët e tipit 2, te të cilët përqendrimi i yndyrave në gjak përkeqëson funksionimin e pankreasit. Shoqata italiane e diabetologjisë ka listuar një sërë ushqimesh të preferuara, që mbajnë në nivelin e duhur të yndyrave.
Çaji jeshil
Është i pasur me polifenole, të cilat janë kompozime bioaktive natyrore, që gjenden në ushqime dhe pije që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë dhe postprandiale (termi ternik i rritjes së yndyrave në gjak pas ngrënies).
Reçel boronicash
Me polifenole ekstra të pasura, vaji i ullirit ekstra i virgjër është një nga ushqimet që ka hyrë plotësisht në dietën e uljes së dhjamit.
Sipas një eksperimenti të Giuseppe Della Pepa, nga universiteti Federico II në Napoli, një dietë e pasur me polifenole ka efekte në përbërjen e lipoproteinave që qarkullojnë në gjak.
Reçel boronicash
Kjo ndihmon gjithashtu në mbushjen e polifenoleve duke ulur yndyrën qarkulluese pas një vakti. Studimi parashikoi që pjesëmarrësit, me një perimetër të gjerë beli dhe që vuajnë nga së paku një sëmundje e sindromit metabolik si sheqeri i lartë në gjak, tensioni apo kolesteroli dhe që ndoqën një dietë të pasur me polifenole për tetë javë, reflektuan në fund një reduktim të yndyrave.
Rukola
Përmban shumë polifenole dhe për këtë arsye është zgjedhur ndër perimet preferenciale për pacientët e marrë në eksperiment. Dieta e bollshme me polifenole çoi në ulje të ndjeshme të lipoideve dhe modifikoi përbërjen e kolesterolit, duke e pasuruar atë me trigliceride. Me pak fjalë, janë parë të gjitha efektet pozitive që mund të ndikojnë në rrezikun kardiovaskular.
Kafe pa kafeinë
Edhe një kafe e mirë ndihmon. Siç nënvizon Della Pepa, një dietë e pasur me polifenol që vjen nga ushqimet që modulojnë përqendrimin e lipoproteinave të pasura me trigliceride pas ngrënies kanë efekte të dobishme në uljen e rrezikut kardiovaskular.
Çokollatë e zezë
Lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Falë antioksidantëve, me të cilat është e pasur, lejohet një copë çokollatë e errët në ditë (pa e ekzagjeruar me sasinë). Rezultate janë arritur me një sasi poilifenolesh të barabarta me 3 gramë në ditë, që është sigurisht më e lartë se konsumi mesatar.
Angjinarja dhe spinaqi
Të dyja këto perime kanë shumë polifenole dhe kontribuojnë në arritjen e kuotës ditore të antioksidantëve. Sipas ekspertëve, ndryshimet e metabolizmit të yndyrës pas një vakti paraqesin një faktor të rëndësishëm për rrezik kardiovaskular. Dieta është mënyra më e natyrshme për ta moduluar atë.