Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Skënder Gjinushit si kryetari i ri i akademisë së shkencave. Dorëheqja nga funksioni i Kryetarit të Partisë Socialdemokrate e paraqitur nga zoti Skënder Gjinushi më 15.05.2019, nuk është formalizuar me një vendimmarrje ligjore përpara kohës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar të Akademisë së Shkencave në datën 24.05.2019.
Këtij vendimi të presidentit i ka paraprirë një takim me zotin Gjinushi. Në arsyet e mos dekretetimit thuhet se “me qëllim zhvillimin e një procesi në transparencë të plotë, të drejtë, objektiv dhe të paanshëm, Presidenti i Republikës realizoi një takim me zotin Skënder Gjinushi, në cilësinë e Kryetarit të zgjedhur të Akademisë së Shkencave, me të cilin ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjen e tij në këtë pozicion, si dhe me shqetësimet e debatit publik që ka përshirë opinionin për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve për organet drejtuese të Akademisë së Shkencave.
Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në përfundimin se “ procesi zgjedhor i zhvilluar në datën 24.05.2019 në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, paraqet problematikë të theksuar ligjore.
Kjo gjendje paligjshmërie thotë presidenti Meta e bën të pamundur që për të emëruar Kryetarin e Akademisë së Shkencave.
Procesi i kandidimit dhe ai zgjedhor i zhvilluar dhe i përfunduar në datën 24.05.2019 për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, thekson presidenti Ilir Meta, paraqet shkelje të parashikimeve të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.
Ky dekret i shkon Akademisë e së Shkencave e cila duhet të bëjë zgjedhje të reja për kreun e saj. Ndërkohë në zgjedhjet për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në KQZ subjekti politik PSD u regjistrua me kryetar Skënder Gjinushin.
Skënder Gjinushi nuk i përgjigj kërkesës së Top-Channel për të komentuar këtë dekret të Presidentit.