Gianluigi Buffon mund të rikthehet tek Juventus si lojtar, ku do të luajë për një sezon dhe më pas të marrë një post drejtues, tek ish-klubi i tij.
Ka qenë “Sky Sport” që në orët e vona të së martës publikoi lajmin e bujshëm, ndërsa sot agjenti i 41-vjeçarit u ndal të flasë një fjali të vetme për këtë çështje: “Tani për tani, Juventus është thjesht një ide”, tha Silvano Martina për “SportItalia”.
Mendohet se Buffon do të jetë zëvendësues i portierit të parë Qojciech Szczesny. “La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se ka qenë vetë presidenti Andrea Agnelli që i ka kërkuar rikthimin portierit legjendar, i cili do të paguhet 4 milionë euro dhe pas vitit 2020 do të marrë direkt post drejtues.