Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Babicë të Vlorës, ku Lavdosh Sula 56 vjeç, ka vrarë gruan e tij Laureta Sula 44-vjec.
Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Babicë, ku burri e ka mbytur të shoqen me duar dhe më pas e ka goditur në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumta.
Më pas vetë 56-vjeçari ka lajmëruar dhe policinë, ndërsa është shprehur se e shoqja e tradhëtonte prej 5 vitesh. Fqinjët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje, pasi ata kanë dëgjuar të bërtiturat e viktimës.
Autori i ngjarjes është vënë nën pranga, në kushtet e flagrancës, dhe është dërguar në komisariatin e Vlorës.
Ndërkohë që lidhur me tradhëtinë e mundshme të viktimës, policia ka qenë në dijeni pasi vëllai i Lavdosh Sulës, ka tentuar që të vrasë një person, me të cilin dyshohet se kishte lidhje 44-vjeçarja,
‘’Para 6 ditësh, vëllai i Lavdosh Sules, Artur Sula ka shkruar të vrasë me armë gjahu L. Sejdiraj (dyshonin se L. Sejdiraj kishte lidhje jashtë martesore me viktimën).
Konflikti në familjen e Lavdosh Sules kishte disa dite që ishte agravuar. Policia ka qenë ne dijeni, sepse për ngjarjen e para disa diteve ka arrestuar Arben Sulën”, bëjnë të ditur burimet për Faxweb.al.
Njoftimi i policisë për ngjarjen e datës 19:
Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori.
Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.
Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Më tallnin njerëzit, e dinin të gjithë që më tradhëtonte”, rrëfehet vrasësi i gruas në Vlorë
Lavdosh Sula, autori i vrasjes së ndodhur mesditën e djeshme në Babicë, e ka pranuar fajin dhe krimin që ka kryer.
Ai ka deklaruar se prej 5 vitesh ka pasur probleme me gruan, janë ndarë disa herë dhe janë pajtuar për hatër të fëmijëve.
Autori ka thënë në polici se gruaja e ka tradhëtuar.
Para 10 ditësh ata kanë pasur një zënkë në familje për shkak të tradhëtise, ku gruaja e ka pranuar lidhjen me një person tjetër.
“E ndava, erdhi serish ne shpi. E kisha paralajmeruar te mos e perseriste me. U zume per telefonin, ajo me shau.
Nuk mbajta me. E qellova pastaj vajta te lokali qe te lajmeronin policine. Isha i nxehur.
Me tallnin njerezit, kishte 5 vjet e lidhur me dike nga fshati”, mësohet të jetë shprehur Lavdosh Sula.