Identifikohet viktima e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan.
Mësohet se ai është 42-vjeçari Elton Maçolli, 42 vjeç, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.
Ai humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë, teksa u godit nga një kamion brenda tunelit. Shpërthimi i fortë pas goditjes i mori jetën 42-vjeçarit.
Dyshohet se makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi, çka ka sjellë dhe shpërthimin e menjëhershëm duke mos i lënë kohë shoferit të dalë nga mjeti.BW