Prapaskena e sulmit/ Presidenti i Laçit dhunon me grushta Refik Halilin. Si e ndoqi me BMW deri në Tiranë

Sport

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, është shoqëruar në polici pas një sherri me grushta me presidentin e Tiranës, Refik Halili.

Dhuna ka ndodhur në mes të rrugës pas mbylljes së ndeshjes midis Tiranës dhe Laçit (ora 16:00), që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të klubit kurbinas.

Presidenti i Laçit ka ndjekur me një makinë BMW Halilin deri në Tiranë dhe pasi ky i fundit është ndalur, e ka goditur me grushta.

laska-prenga

Ishte presidenti Refik Halili, ai që bëri kallëzim në komisariatin 6 në kryeqytet, për dhunën e ushtruar.

Laska përfundoi në ambientet e komisariatit nr. 6 në Tiranë bashkë me dy persona të tjerë dhe më pas është lënë i lirë.

Lajmin e bëri të ditur zyrtarisht më vonë edhe Policia e Tiranës, ku bëri me dije se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit Refik Halili dhe Pashk Laska.

“Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin”, sqaron policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

/Panorama

Share: