Tragjedi në Maqedoni/ Vdesin dy vëllezër shqiptarë, i zë dheu poshtë

Aktualitet Kronikë Kryesore Rajon/Botë Sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni.

 

Dy vëllezër shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në Çair të Maqedonisë gjatë punimeve për hapjen e një kanali i cili u shemb dhe zuri poshtë tre personat.

Mediat vendase raportojnë se viktimat janë vëllezërit Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa, 26 dhe 28 vjeç.  Njëri prej vëllezërve Abdulkerim Mustafa ishte arkitekt në profesion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa trupat e viktimave janë nxjerrë pas disa orësh kërkime.

Sipas dëshmitareve, gjatë momentit kur ka ndodhur aksidenti ka qenë i pranishëm edhe babai i djemve. Kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thelle, mos më shumë.

Sakaq, i pari që ka tentuar përmes eskavatorit të nxjerrë trupat nga kanali ka qenë baba i viktimave.

cair-kanali-5.jpg

Share: