E dhimbshme/ Ndahet nga jeta ikona e humorit vlonjat, Muhamet Lika ndërron jetë në Itali

Kronikë Kryesore Kulturë

Lajm i hidhur për artin shqiptar dhe të gjithë ata që u rritën e jetuan me humorin e tij. Është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare aktori i njohur, pjesë e parodistëve të Vlorës, Muhamet Liko.

Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën. Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko, sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun që i përkiste dhe i përket disa brezave me humorin spontan dhe goditës. Si shpërblim ata kanë korrur duartrokitje pa fund, respekt dhe mirënjohje për shkak të artit të tyre që e çonte publikun në një dimension tjetër çdo herë që dilnin në skenë.

Në një intervistë televizive një vit më parë, bashkë me kolegët e tij, Muhamet Liko do të tregonte më shumë për familjen e tij. Ai ishte i martuar me Zhanetën dhe babai i një vajze dhe një djali, si dhe gjysh me 3 nipër e një mbesë.

“Meti është njeri serioz dhe shumë i mirë, për fëmijët dhe për mua. Ai ia ka dalë mbanë gjithmonë”, do të thoshte atëherë bashkëshortja e Likos.

Share: