Mes batuave e ironisë kryeministri Rama iu drejtua në seancën e Kuvendit me fjalët “Naltmadhnia” apo “Gjuzi i parë” deputetit demokrat Kujtim Gjuzi, ndërsa ky i fundit në një replikë të shkurtër, tha se Rama do dilte në pension së shpejti.
Deputeti i quajti lojtarë rezervë, socialistët në Kuvend, ndërsa i kërkoi kryeministrit të fliste seriozisht, kur bëhej fjala për të.
“Këta lojtarët rezerva që ke këtu merri dhe çoji në burg, nëse do të flasësh seriozisht për integrimin hajde flasim, se me mua duhet të flasësh seriozisht. Nuk dua ta bësh estradë, si atë të Shkodrës se atje je pagëzuar katolik, këtu në Tiranë je bërë kryebashkiak apo atë të Korçës, atje ku do dalësh në vakancë,- tha Gjuzi.