Vazhdon turi i takimeve me qytetarët/ Basha drejt Laçit, tregon pamjet e pritjes madhështore

Aktualitet Kryesore Politikë

“Përshëndetje të nderuar miq, po shikoni arritjen drejt qytetit të Laçit. Po i kursej komentet dhe po u kaloj direkt pamjet e pritjes madhështore këtu në hyrje”. Me këto fjalë e nis kryedemokrati Lulzim Basha, fjalën e tij në videon e publikuar mbasditen e kësaj të enteje në Facebook.

 

Banorët e zonës e kanë pritur kryedemokratin me thirrje dhe brohorima, ndërsa valëvisnin flamujt e Partisë Demokratike.

“Me një vendosmëri të paparë të njerëzve në betejën për Shqipërinë e vlerave evropiane dhe çlirimin e vendit nga një njeri që e ka marrë peng dhe që  mundohet  të diktojë me kërbaç, me dhunë në kundërshtim me ligjin dhe me kushtetutën, kjo është përgjigja që merr nga shqiptarët”, tha  Basha.

I rrethuar nga thirrjet “Rama Ik”, lideri i selisë blu tha se beteja dhe vendosmëria e shqiptarëve do të vijojë e përshkallëzuar deri në përmbushjen e vlerave qytetare.

Share: