Policia e shtetit ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër pasi prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno – sanitare.
Deklarata e policisë:
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit godet një rast të prodhimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë.
Prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno – sanitare, arrestohet një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prodhimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– L. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno-sanitare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– Lëndë e parë për prodhimin e akullores
– Dy makineri për prodhimin e akullores
– Ngjyrues boje
– Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.