Rekordi i jashtëzakonshëm i Kosovës/ Triumfon në 15 ndeshje radhazi: Dhjetë fitore dhe pesë barazime – statistika që i lë mbrapa kombëtaret e mëdha

Aktualitet Sport

Fitorja ndaj Republikës së Çekisë (2-1) shënon ndeshjen e 15-të radhazi, në të cilën Kosova nuk pëson humbje – një statistikë mbresëlënëse.

Përfaqësuesja jonë nuk di për humbje që nga angazhimi i zviceranit Bernard Challandes në postin e trajnerit të skuadrës.

Në 15 takimet e fundit, Kosova ka regjistruar dhjetë fitore dhe pesë barazime.

Festa tek goli i Mërgim Vojvodës (Foto: Ridvan Slivova)

Në këtë statistikë, prapa skuadrës sonë qëndrojnë kombëtare të mëdha të futbollit. Më afër ndodhet Portugalia që ka arritur të mos humbë radhazi në nëntë ndeshje.

Pastaj ndodhet Danimarka me seri prej tetë takimesh pa humbje, teksa nga katër ndeshje pa humbje radhazi i kanë regjistruar Gjermania dhe Franca.

Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy.

 

/Telegrafi/

Share: