Duke theksuar sot se “përgjegjës për sigurinë në Rinas e kudo është qeveria dhe shteti shqiptar jo kompanitë private, e nëse nuk ka siguri, fajin e ka shteti”, kreu i PD-së, ka numëruar sot disa fakte që i ka cilësuar tronditëse lidhur me një ngjarje të paralajmëruar.
Basha kujtoi se truri i bandës, Admir Murataj ishte prej 6 vitesh në kërkim, por nuk u kap.
“Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar gjeneral Sandër Lleshin në thyerje të kushtetutës si kryetar të këshillit mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, kohë që u grabit dy herë. Ndërkohë që Kompania merr 5 euro nga cdo qytetar që kalon në Rinas por nuk siguron asgjë. Kompania figuron të jetë në bashkëpronësi të njërit prej njerëzve më të afërt të PS, avokatit Eno Bushit, i njohur edhe si avokati i Riformatos, pilotit që u rrëzua me avionin plot me drogë në Divjakë, kurse bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e agjencisë nacionale të trafikut ajror”- tha Basha.