“Ëndrra më thotë, më kërko në zhgjëndërr”- Poezia “Maca e zezë”, një nga më të bukurat e Ali Podrimjes

Kulturë Reportazh / Profil

“Maca e zezë”

Në udhëtimin tim

një macë e zezë më ndjek

 

e shpirti më thotë

në gjysmë rruge ke për të mbetur

 

e kënga më thotë

kurrë s’do t’më këndosh me zë

 

e drita më thotë

i verbëri i verbër ka mbetur

 

e ëndrra më thotë

më kërko në zhgjëndërr

 

po eja e thuaje atë fjalë

kur s’di kë dashuron apo urren

 

eja e besoji fytyrës në pasqyrë

 

një macë e zezë më ndjek

në udhëtimin tim

 

orën e fatit ajo dikton

 

Share: